Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inaugurimit të shkollës për personat me aftësi të kufizuar, “Luigj Gurakuqi”, deklaroi se zgjedhjet do të zhvillohen patjetër.
“Patjetër që do të kemi zgjedhje sepse ne kemi çfarë t’i themi njerëzve. Të tjerët nuk i duan zgjedhjet sepse nuk kanë asgjë për të thënë. Çadra mund t’i bënte të gjithë këto gjëra që po bëjmë ne. Po fryhet një histori shumë e thjeshtë: ka një datë provimi ku duhet të paraqitesh i përgatitur. Nëse nuk vjen në provim, merr 4”, tha Veliaj.
“Sot po bëhen protesta me çadra, por deri dje aty protestonin personat me aftësi të kufizuar sepse ishte rutinë të mos merreshin pagesat e aftësisë së kufizuar. Ne i kemi kthyer dinjitetin trajtimit të personave me aftësi të kufizuar”, shtoi Veliaj.
Top Channel