Samiti ekonomik i Euroazisë, presidentët e Ballkanit në Stamboll
06/04/2017 00:00
Presidenti i Republikës, Nishani deklaroi në Samitin e 20 ekonomik të Euroazisë se, ndihet nevoja e përfshirjes së aktorëve vendimmarrës, politikbërës, shkencëtarëve dhe akademikëve në orientimin e shoqërisë njerëzore drejt një të ardhmeje më të mirë e të sigurtë.
Tema e këtij samiti, që u zhvillua në Turqi, ishte “Njerëzimi në udhëkryq”.
Pritshmëritë, – tha presidenti, – sfidat, kërcënimet dhe zgjidhjet fillojnë së pari në vendet tona, në nivel lokal, e më pas shtrihen e ndërthuren me vendet e tjera fqinje e në nivel rajonal.
Nishani tërhoqi vëmendjen se, në nivele lokale e rajonale, konfliktet po rizgjohen e po bëhen më të shpeshta, duke kërcënuar me përhapjen e tyre.
Top Channel