Rama: Reforma për Shqipërinë tjetër

06/04/2017 10:10

“Më vjen shumë mirë që për shkak të reformave, përtej politikës që zhvillohet në një katund politik e mediatik me 800 banorë, Shqipëria tjetër është tjetër dhe nuk ka nevojë për këto. Ka nevojë për punë dhe do të vazhdojë të bëjë punë për ditë për të bërë shtet, për të pasur një Shqipëri në punë”.

Duke marrë shembullin e një shkolle dhe të Pazarit të Ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dërgoi dhe një mesazh për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Patjetër që do të kemi zgjedhje në 18 qershor sepse ne kemi çfarë t’i themi njerëzve. Të tjerët nuk i duan zgjedhjet sepse nuk kanë asgjë për të thënë. Çadra mund t’i bënte të gjithë këto gjëra që po bëjmë ne. Po fryhet një histori shumë e thjeshtë: ka një datë provimi ku duhet të paraqitesh i përgatitur. Nëse nuk vjen në provim, merr 4”, tha kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se qëllimi i Bashkisë së Tiranës është që në një të ardhme, mos të jenë nxënësit ata që shkojnë në shkollat speciale, por të jenë mësuesit ata që të shkojnë pranë shkollave ku ata studiojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA