
Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend ka deklaruar se jo vetëm është i gatshëm të takohet me liderin e opozitës, por edhe të bëjë më shumë se kaq.
“Jemi gati për edhe më shumë. Ne e kemi propozuar që ditën e parë jo komisionin e numërimit, por asnjë komision me përfaqësues të partisë. Jemi gati ta votojmë, që sot. Ka nevojë ta rëndojmë? Le ta rëndojmë. Virgjëreshave në çadër dhe mbi çadër unë iu them ejani vendosim pengesa penale shumë më tepër se ç’kemi për blerjen e votës. Çfarë të duan”, ka thënë Rama.
Por, sipas tij, në fund të ditës asnjë nga këto nuk do të ndodhë, sepse që të ndodhin këto duhet të ndodhë vettingu.
“Unë u them të gjithë deputetëve, të PS, LSI dhe PDIU-së, që jam gati që këto t’i votojmë vetë, 84 vota këtu në sallë dhe pastaj të shohim kush e do demokracinë, lirinë, zgjedhjet pa kanabis dhe kush i përdor të gjitha këto për të kundërtën, që të mos lejojë PS që të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Rama.
Top Channel