“Dhunë është zhvatja e ministrave ndaj shqiptarëve”, Berisha flet pas protestës për ‘Politico’, Rama i përgjigjet: S’janë armiq, por bashkëqytetarë të dëshpëruar Ambasadori austriak komenton nga Shkodra zhvillimet politike, duke vlerësuar thirrjet për dialog.
“E rëndësishme është që partitë të ulen bashkë të dialogojnë. Dialogu është thelbi i demokracisë. Ditët e fundit kemi parë zhvillime të mira. Dëgjova ftesa për dialog. Po ashtu, kam dëgjuar edhe për pranim. Po shkojmë në drejtimin e duhur. Më e rëndësishme eshtë që të flisni dhe jo vetëm të bëni dialog. Jam i bindur se në fund do të kemi një proces elektoral gjithpërfshirës”, tha Johann Slatter.
Slatter është zëri më i fundit që i bashkohet përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët i japin mesazhe politikës gjatë vizitave larg kryeqyetit.
Të mërkurën, në Vlorë, ambasadorja gjermane Susanne Schutz i bëri thirrje opozitës të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje.
Top Channel