Harito: Shumë shpejt dhe certifikatat online
05/04/2017 00:00
Edhe certifikatat shumë shpejt do të merren online dhe kjo bëhet e ditur nga vetë ministrja e Inovacionit, Milena Harito në edicionin e tetë të panairit Infocom Albania.
“Sot shumë shërbime publike merren online , shumë shpejt edhe çertifikatat do merret online. Teknologjia është shumë e rëndësishme për të pasur shërbime më të mira për qytetarët tanë”, është shprehur znj. Harito.
Top Channel