U ranë bomba në ambasadë, diplomatët fitojnë gjyqin

04/04/2017 00:00

Gjashtë punonjës të ambasadës shqiptare në Serbi, që 18 vjet më parë ndodheshin në ish-shtetin jugosllav gjatë bombardimeve të NATOS, duhet të dëmshpërblehen nga shteti shqiptar për dëmet materiale të shkaktuara gjatë evakuimit.

Nuk ka asnjë dyshim thotë Gjykata e Apelit Administrativ se dëmi që ish-punonjësit kanë pësuar nga sulmet e serbëve në mars-qershor 1999, duke humbur të gjitha sendet personale dhe familjare u është shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vonesa e urdhrit të evakuimit të Ministrisë se Jashtme.

Dëmi është shkaktuar gjithashtu edhe nga moszbatimi nga ish-shteti jugosllav, i cili sipas Konventës së Vjenës kishte detyrime ndaj shtetit shqiptar për mbrojtjen e sigurinë e personelit dhe të pronës së tyre.

Gjykata çmon më tej se nga kjo mospërmbushje e ish-shtetit jugosllav ndaj Shqipërisë, është bërë e mundur pasi shteti shqiptar nuk e ka kërkuar këtë dëmshpërblim.

Procesi gjyqësor, ku palë e paditur është Ministria e Jashtme zgjati  shtatë vjet. Gjykata e Apelit Administrativ deklaroi se paditësit, mes tyre edhe i ngarkuari me punë në Ambasadë, Florian Nova dhe ish-sekretari për çështjet politike, Vangjel Lili duhet të paguhen me shumën e 7 milionë lekëve së bashku me fitimin e munguar, sipas interesave të bankës.

Në fashikull përmenden edhe dëmet e shkaktuara në ambasadë dhe në ambientet ku jetonte personeli, sipas verifikimeve të kryera pas rivendosjes së marrëdhënieve me Serbinë.

Në proces si shkresë me forcë provuese është administruar edhe relacioni i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, i cili vinte në dijeni ish-ministrin e Financave Ridvan Bode se nga largimi urgjent i stafit, bagazhet e tyre ishin shkatërruar  dhe sendet personale ishin vjedhur e dëmtuar në një masë të papërdorshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB