Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare Si për të sfiduar të gjithë skeptikët, të enjten mazhoranca tregoi se nuk kishte rrjedhje në vota. Zërat brenda PS-së dhe LSI-së janë bërë të larmishëm, por në seancë dhe votim, Reforma në Drejtësi bashkoi mazhorancën.
Shtatë ligjet e rëndësishme, të cilat janë pjesë e Reformës në Drejtësi, morën 85 votat e plota të Aleancës për Shqipërinë Europiane, plus ato të Mhill Fufit dhe dy deputetëve të LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, duke e çuar numrin e tyre në 88.
Tashmë, nga paketa e ligjeve shoqëruese të Reformës në Drejtësi mbeten ende për t’u diskutuar e votuar edhe 20 ligje.
Por pavarësisht avancimit në këto ligje, procesi i “vetting”-ut vijon ende të jetë i bllokuar, për sa kohë opozita nuk paraqet 3 emrat e saj për anëtar të Komisionit që do të përzgjedhë anëtarët e Komisionit të “Vetting”-ut.
Veprim ky, i cili ka çuar në paralizimin e të gjithë Reformës në Drejtësi dhe mosvënien në punë të institucioneve të reja, që dalin pas votimit unanim të ndryshimeve kushtetuese të 21-22 korrikut.
Top Channel