Krijohet në Librazhd Këshilli Vendor për Siguri Publike

28/03/2017 00:00

“Duhet të thyejmë stereotipin se siguria e qytetarëve është detyrë ekskluzive e policisë”.

Kështu tha ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt, në takimin e parë të Këshillit Vendor për Siguri Publike në Librazhd, krijuar me ndihmën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
 
Librazhdi është qyteti i dytë, pas Elbasanit, që krijon një Këshill të tillë, i cili mobilizon të gjithë aktorët vendas të trajtojnë së bashku çështjet e lidhura me kriminalitetin, dhunën në familje dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Prezenca e OSBE-së po punon për të krijuar Këshilla Vendorë për Siguri Publike edhe në shumë bashki të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB