Në Parlamentin maqedonas pritet sot vazhdimi i seancës konstitucionale për zgjedhjen e kryetarit të ri.

VMRO-DPMNE-ja ka refuzuar të komentojë nëse do ta mbështesë apo jo kandidatin e përfolur të shumicës së re parlamentare, Talat Xhaferi , apo nëse do të propozojë ndonjë emër tjetër.

Në rast problemesh në zgjedhjen e kreut të Kuvendit, rregullorja parashikon që seanca për caktimin e tij të thirret nga 1/3-ta e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ose me nismën e 20 deputetëve.

Ndërkohë që diskutohet sesa bashkëpunuese do të jetë VMRO-ja, Nikola Gruevski i është rikthyer apelit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat të mbahen sipas tij bashkë me ato lokale, si e vetmja rrugëdalje nga kriza politike.

LSDM-ja iu përgjigj duke i thënë se zgjedhjet e fundit treguan vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe se referendumi i vërtetë ndodhi më 11 dhjetor.

Kandidati i BDI-së e ka tashmë mbështetjen e e Aleancës për Shqiptarët dhe atë të Socialdemokratëve të Zoran Zaevit. Shpresat janë që Xhaferin ta mbështese edhe PDSH-ja e Lëvizja Besa, por kjo e fundit ka paralajmëruar se mund të dalë me një kandidat të sajin.

Të enjten u arrit marrëveshja që kryetari i Komisionit të Emërimeve të ishte nga VMRO-ja, e cila do të ketë aty 6 anëtarë, LSDM-ja 5, ndërsa Besa dhe BDI-ja nga një anëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA