
Kuvendi i Maqedonisë ka nisur seancën konstitutive për zgjedhjen e kryetarit të ri. Kriza politike e Maqedonisë nuk e bën këtë një zgjidhje të lehtë.
Interesimi i ambasadorëve të vendeve të ndryshme ka qenë i madh për pjesëmarrje në këtë seancë, e cila filloi me vonesë.
Shqiptarët, duke u futur në Kuvend kanë folur shkurt, por një pjesë e tyre do të abstenojnë.
“Nuk kam dijeni dhe as ndonjë njoftim zyrtar për propozimin”, tha Ali Ahmeti, kreu i BDI-së.
“Nuk e besoj që të jenë të përmbajtur”, tha Bardhyl Dauti, i PDSH-së.
Do ta shohim në mbledhjen e komisionit se kush do të jetë kandidati”, tha Zekiria Ibrahimi, Lëvizja Besa.
Seanca e Kuvendit ka filluar me kërkesën e të gjithë deputetëve të VMRO-së së Nikola Gruevskit për replika. Procedura e zakonshme kërkon rreth 3 orë për zgjedhjen e kryetarit. Por në këto rrethana nuk dihet sesi do të vijojnë punimet.
Seanca e Kuvendit të Maqedonisë ka filluar me replika mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por nuk dihet sesa do të zgjasin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Shqiptarët kanë kërkuar që të mos keqpërdoret platforma e tyre për të vazhduar proceset e tensionuara politike.
Top Channel