Luan Rama: Partitë, transparencë për financimet

24/03/2017 00:00

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama po merr pjesë në forumin “Integriteti i Partive politike” në Sarajevë, një event i organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan.

Në fjalën e tij në këtë panel, Rama ka folur kryesisht për financimin e partive. “Transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca rrit integritetin dhe integriteti ushqen transparencë”, ka thënë Rama, duke shtuar se, në këtë drejtim, LSI modeli i transparencës.

Më tej ai ka folur edhe për korrupsionin partiak. “Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca janë kushte për të rritur besimin tek partitë”, ka shtuar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA