Xhafaj: Ligjet e reformës, javën e ardhshme në Kuvend

23/03/2017 00:00

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar këtë të enjte se, të gjitha ligjet e parashikuara të reformës në drejtësi janë miratuar me shumicë të cilësuar.

“Përmbyllëm të gjitha ligjet e reformës në drejtësi dhe javën e ardhshme këto ligje do të shkojnë në Kuvend”, ka thënë Xhafaj.

Ai ka theksuar se, ligjet i janë nënshtruar një diskutimi të gjerë publik dhe me ekspertë të atashuar në institucione.

Në të njëjtat linja, deputetja e PS, Vasilika Hysi ka nënvizuar se, këto ligje janë në interes të qytetarëve. “Ndaj ftoj opozitën të vijë t’i votojë, pasi nuk janë ligje politike”, ka thënë Hysi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta