Bylykbashi në krye të Reformës Zgjedhore, reagon Murrizi: Vetëm Oerdi mund t’i shërbejë Ramës që PD të mos fitojë as në 10 palë zgjedhje të tjera Kur përplasjet brenda koalicionit qeveritar po bëhen të përditshme dhe në nivele të larta përfaqësimi, kreu i opozitës, Lulzim Basha beson se ky nuk është veçse një teatër politik mes bashkëkryetarëve të koalicionit, Edi Rama dhe Ilir Meta.
Ai nuk u përqendrua shumë në këtë pikë, por la të kuptohet se shqetësimi i tij lidhej me rolin e opozitës.
“Dhe mjaft bëtë sikur u grindët. Jo po do na bëni dhe opozitën ju. Mjaft që keni qeverisur 4 vite, bëni dhe opozitën tani. Opozita është në shesh”, tha Basha.
Në ditën e 30 të protestës, kreu i Partisë Demokratike e rëndoi fjalorin kundër kryeministrit, për të cilin tha se është nxitësi i akuzave kundër miqve të huaj që mbështesin kauzën e opozitës.
“Derman nuk i bën dot as e kuqja, as e bardha, por vetëm ikja. Dhe do të ikë që ç’ke me të”, tha Basha.
Kreu i opozitës kishte edhe një sugjerim për kryeministrin: “Në vend që të shpikë armiq të jashtëm, le të dalë dhe të flasë për Fatmir Xhafën”.
Top Channel