
Ambasadori amerikan Donald Lu, ai i OSBE-së, Bernd Borchardt dhe ambasadorët e disa vendeve evropiane, pas takimeve me kreun demokrat Lulzim Basha, kanë zhvilluar një mëngjes pune me kryeministrin Edi Rama, pas kthimit të tij nga Sarajeva.
Në takimin e zhvilluar në “Vilën 30”, përballë zyrave të kryeparlamentarit Ilir Meta, nuk ishte e pranishme ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati janë njohur me pikëpamjet e diplomatëve të huaj për gjetjen e një kompromisi mes palëve në një kohë që opozita vijon prej një muaji protestën e ngritur në çadrën përpara Kryeministrisë dhe po këmbëngul në kërkesën për qeveri teknike, madje së fundi edhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit.
Ambasadori Lu ka këmbëngulur për vijimin e dialogut mes palëve dhe sidomos miratimin e institucioneve të vetting-ut me rikthimin e opozitës në Parlament. Vetting-u mbetet kushti kryesor nga BE-ja për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimit Europian.
Në përfundim të takimit me ambasadorëtm, kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë deklaratë, ndërsa vetëm ambasadori italian Kutilio konfirmoi faktin që situata politike ishte në qendër të bashkëbisedimit dhe mesazhet për qeverinë dhe opozitën mbeten po ato të ministrit të Jashtëm italian, Angelino Alfano.
Top Channel