Dita e Verës, 380 forca policie në Elbasan

13/03/2017 00:00

380 forca policie nga Tirana dhe Elbasani do të angazhohen për festimet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.

Prej kësaj të henë policia e Elbasanit kalon në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive. Në ndihmë, krahas policëve nga Tirana do të jenë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia rrugore do të kontrollojë të gjitha akset me qëllim për të bërë të  mundur  qarkullimin  normal të  mjeteve  gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Lëviza apo parkimi i mjeteve nuk do të lejohet në këto akse rrugore:
1. Në orën 11:00 të datës 13.03.2017  do të bllokohet  lëvizja dhe qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Kristoforidhit” deri tek “1 Maji”

2.Në   orën   07:00  të datës 14.03.2017 deri   në  përfundim  të  aktivitetit  të  Karnavaleve  do  të  bllokohet  lëvizja   nga  Stadiumi  deri  tek  1  Maji

3.Nga  Stadiumi  deri  tek  “Pallati  i  Sportit”,  nuk  do  të  lejohen  parkimet  apo  qëndrimet  e  mjeteve.

Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që  drejtojnë automjetin  në  gjëndje  të  dehur, që  tejkalojnë  normat  e  shpejtësisë,  që  kryejnë  parakalime  të  gabuara, etj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA