
Zyra elektorale e Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës është dhunuar dje nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë thyer xhamat.
Zyrtarët e Partisë Socialiste kanë denoncuar ngjarjen në polici. Forcat e rendit kanë regjistruar çështjen dhe kanë nisur hetimet e para në vendin e ngjarjes. Burime nga Policia e Delvinës u shprehën se, bazuar në dëshmitë dhe provat nga vendi i ngjarjes, sulmi mendohet të ketë ndodhur rreth orës 01.30 në të gdhirë të ditës së sotme.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me gurë dhe sende të forta xhamat e zyrës elektorale, duke arritur të thyejnë njërin prej tyre. Policia ende nuk ka një të dyshuar konkret për këtë akt dhune. Partia Socialiste e Delvinës ka dënuar me forcë ngjarjen dhe ka bërë thirrje për qetësi, pasi akte të tilla vandalizmi nuk i shërbejnë as klimës parazgjedhore dhe as banorëve të Delvinës, të cilët shquhen për qytetari dhe tolerancë.
Top Channel