Ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së saj, arrestohet

11/03/2017 00:00

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44 vjeçar, i cili akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së saj të mitur.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Arben Kane, banues në Fier.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases E.S, 31 vjeçe, dhe vajzës së saj të mitur 10 vjeçe.

Top Channel