Tepelenë, kapet grupi i grabitësve

11/03/2017 00:00

Forcat e policisë në Tepelenë kanë goditur në orët e fundit një grup që kryente vjedhje dhe grabitje në disa zona në jug të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, grupi vepronte në Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe vinte në shënjestër banesa dhe lokale.

Policia ka vënë në pranga 5 anëtarët e grupit të identifikuar si: Panajot Bakiu, Sali Hilaj, Edmond Pjetri dhe minorenët me inicialet A.Gj dhe A.B, 17 vjeç.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të anëtarëve të këtij grupi kriminal.

Top Channel