Tentojnë të grabisin pikën e këmbimit valutor, në kërkim
11/03/2017 00:00
Dy persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë xhiron ditore të një pike këmbimi valutor në Kavajë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të Kavajës, rreth orës 18.55 të së premtes.
Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor, por pa mundur të realizojnë qëllimin e tyre. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel