Krujë, sekuestrohen 166 kg kanabis në pyllin e Krastës
11/03/2017 00:00
Policia e Krujës ka sekuestruar 166 kg kanabis sativa në pyllin e Krastës. Sipas policisë, droga ishte fshehur nga disa persona me qëllim trafikimin e tyre.
Policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në të gjithë zonën, por nuk ka konstatuar personat përgjegjës. Droga ishte në gjashtë thashë me peshën totale 166 kg. hetimet vijojnë për kapjen e persona të implikuar në këtë ngjarje.
Top Channel