Turqi, 5 viktima nga rrëzimi i një helikopteri

10/03/2017 11:00

Një helikopter, në bordin e të cilit po udhëtonin drejtues të lartë ekzekutivi biznesi, është rrëzuar në mesin e rrugës, pasi goditi një antenë televizive në një lagje periferike të Stambollit, duke shkaktuar 5 viktima.

Helikopteri “The Sikorsky S-76”, i ngritur nga aeroporti kryesor i qytetit, ai Ataturk, transportonte 7 persona. CNN turk citon zyrtarë lokalë të pohojnë se tre prej tyre ishin turq, ndër të cilët dy pilotët, ndërsa 4 personat e tjerë ishin shtetas të huaj.

Agjensia e lajmeve DHA thotë se bëhet fjalë për qytetarë rusë. Askush në terren nuk është dëmtuar nga incidenti. Deri tani, jetët e humbura llogaritet të jenë 5.

Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i qartë.

Mësohet se Stambolli këtë mëngjes ishte mbuluar nga një mjegull e dendur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA