Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, përcaktim i tavanit të ri të fitimit. S’do ketë më inspektime apo burokraci “Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Ajo që Lulzim Basha e quajti ultimatum është një letër e firmosur nga drejtuesit e koalicionit opozitar, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftohet zyrtarisht se asnjë prej partive të opozitës nuk do të regjistrohet në zgjedhje.
Por Lulzim Basha nuk e quan bojkot këtë akt në ditën e fundit të afatit për regjistrimin në zgjedhje.
“Kush i fryn borive të bojkotit, gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme ë lira nga krimi, të lira nga droga, të lira nga paratë e korrupsionit”, tha Basha.
Kur bëhen tre javë nga protesta pa ndalim e opozitës përpara Kryeministrisë, kërkesa e saj mbetet e pandryshuar.
“Asnjë tërheqje nuk ka e nuk mund të ketë sepse çdo tërheqje do të ishte tradhti. Dhe zgjidhja është një: Qeveri teknike, largimi i Edi Ramës dhe kabinetit të turpit, kabinetit të krimit, kabinetit të drogës”, tha Basha.
Top Channel