Ushtroi dhunë në familje, arrestohet 45-vjeçari
09/03/2017 00:00
Policia e Durrësit arrestoi një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej fillimit të muajit mars për dhunë në familje.
Kujtim Xhura, pas një sherri në familje me bashkëshorten e tij, në gjendje të dehur i kishte hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij adoleshente.
14-vjeçarja kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin në familje, që banon në Porto Romano të Durrësit.
Ndërkohë, në familjen Xhura nuk pranon të flasë askush.
Top Channel