Grindje në familje, burri plagos me thikë gruan në Patos

09/03/2017 00:00

Një grindje në familje është verifikuar këtë të enjte në fshatin Kuqan të Patosit, ku një burrë ka plagosur bashkëshorten.

Sipas të dhënave të fundit, shtetasja Luljeta Hoxha është goditur dy herë me thikë nga i shoqi.

Aktualisht gruaja 50-vjeçare ndodhet e shtruar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Këta të fundit deklarojnë se plagët që ajo ka marrë në dorë dhe në bark nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel