Kuvendi mblidhet këtë pasdite për të votuar komisionet e vettingut, por opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u ka dërguar një letër kryetarëve të grupeve parlamentare, me anë të së cilës njofton mbledhjen e seancës plenare sot, në orën 18:00, për votimin e deputetëve si anëtarë të komisioneve të vetting-ut.
Letra i drejtohet Gramoz Ruçit (kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste), Edi Palokës (kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike), Luan Ramës (kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim), Mesila Dodës (kryetare e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Fatmir Mediut (kryetar i grupit parlamentar të Partisë Republikane).
Kreu i Kuvendit kërkon që krerët e grupeve parlamentare të dërgojnë brenda orës 16:00 propozimet e tyre për përbërjen e komisionit parlamentar “ad hoc” për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por situata duket e bllokuar.
Në këtë situatë, krerët e mazhorancës nisën me shpejtësi një konsultë mes tyre.
Top Channel