Tiranë, përleshje me thika mes të rinjve, 2 të plagosur
06/03/2017 00:00
Një konflikt mes disa personave, me pasojë plagosjen e dy shtetasve është verifikuar paraditen e së hënës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, ku ka përleshja me mjete të ftohta kanë mbetur të plagosur shtetasit me iniciale A.S dhe E.E, të dy 24 vjeç.
Aktualisht ata ndodhen të shtruar në QSUT, nën kujdesin e mjekëve, të cilët kanë përjashtuar çdo rrezik për jetën.
Ndërkohë, një grup hetimor i ngritur nga Drejtoria e Policisë po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel