Shtyhet seanca për Doshin, Bamin e Frrokun
06/03/2017 10:30
Është shtyrë seanca në Gjykatën e Lartë për Tom Doshin, Durim Bamin e Mark Frrokun.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej gjyqtarëve.
Gjykata e Lartë ka njoftuar se seanca është shtyrë për në datën 20 mars.
Durim Bami është i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mëhill Fufi. Bami akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi.
Top Channel