
Një ngjarje makabre është regjistruar paraditen e së dielës në fshatin Uji i Mirë në bashkinë e Këlcyrës. Policia lokale njofton se një banor i këtij fshati, 66 vjeç u vra dhe me pas iu pre koka.
Policia ndaluar menjëherë autorin e kësaj ngjarje, 30 vjeçarin Alban Voda, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, i cili njihet si njeri me probleme mendore vitet e fundit.
Për post shokut qe kjo ngjarje shkaktoi veçanërisht tek banorët e fshatit Uji i Mirë, policia ende nuk ka një piste zyrtare të këtij krimi. Ndërsa banoret shprehen se viktima nuk kishte patur probleme me asnjë në fshat.
Por një vit me pare, ata kujtojnë që viktima dhe autori i kësaj ngjarje ishin konfliktuar fizikisht, dhe ndoshta kjo është e vetmja e dhënë për momentin për grupin e hetimit.
Ndërkohë autori i kësaj ngjarje, Alban Voda, ishte pranuar ne radhët e forcave te armatosura në prill të vitit 2009 dhe ishte liruar nga Forcat e Armatosura me dëshirën e tij, në tetor të viti 2012.
Gjatë kësaj periudhe kohore ai ka shërbyer në një repart në rrethin e Beratit si dhe ka marrë pjesë në dy misone, në Kabul në vitin 2011 dhe periudhën janar-Korrik 2012.
Top Channel