Fier, kapet e 3 doza kokainë. Arrestohet 26-vjeçari

05/03/2017 00:00

Policia e Fierit ka mundur të arrestojë në flagrancë një shtetas 26-vjeçar nga fshati Ferras i Fierit, me 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Arrestimi i tij është bërë nga specialistët e sektorit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Fierit, pikërisht në një kryqëzim të qytetit të Fierit, ku sasia e lëndës narkotike iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.

Top Channel