Basha: Ky parlament ka rënë
05/03/2017 00:00
Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për mediat, nga çadra e protestës, e vendosur para kryeministrisë.
Në ditën e 17-të të protestës, Basha ngriti sërish tonet dhe akuzoi për kapjen e parlamentit nga krimi.
“Ky parlament ka rënë. Është një parlament krimi”, tha Basha para mediave.
Në vijim, kreu i PD-së vazhdoi të akuzonte qeverinë për lidhjet e saj me drogën e krimin e organizuar, duke thënë:
“Kjo është qeveria e drogës, krimit dhe parave të pista. Ata duan ta kthejnë Shqipërinë në një republikë të pastrimit të parave”.
Top Channel