Aksidentohet kalimtari, jashtë rrezikut për jetën
05/03/2017 00:00
Një qytetar që lëvizte me biçikletë në zonën e njohur si “Rruga e Kavajës” në kryeqytet është përplasur paraditen e kësaj të diele.
Nuk dihen rrethanat sesi është aksidentuar qytetari, por atij i kanë ardhur në ndihmë menjëherë qytetarët e ndodhur në vendngjarje.
Nga sa raportohet, ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Top Channel