Grupi i gjobëvënësve, zbardhen identitetet

04/03/2017 00:00

Efektivë të RENEA-s dhe agjentë të policisë së Shkodrës arrestuan më herët gjatë ditës anëtarët e një grupi kriminal, që me anë të dhunës u zhvasnin shuma parash tregtarëve të qytetit.

Pasdite, policia lokale ka bërë publike identitetet e tyre:

Mhamet Lici, 25 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
Abedin Bajraktari, 27 vjeç;
Denis Skutina, 24 vjeç;
Besmir Domnori, 24 vjeç;
Gëzim Vajushi, 57 vjeç;
Fatmir Dibra, 53 vjeç;
G.S, 17 vjeç.

Gjatë operacionit të bluve të qytetit verior, atyre u janë sekuestruar një “Benz” i blinduar, 7 telefonë celularë, dylbi, 6 uniforma kamuflazhi, sasi kanabisi, 3 skafandra dhe një fletore ku mbaheshin shënim emrat e pagesat.

Top Channel