
Dy javë pasi tre katet e fundit të pallatit që ka ndërtuar u shembën, është kapur pronari 49-vjeçar Enver Shala.
Policia e Durrësit bën të ditur se Shala do të hetohet në gjendje të lirë në akuzën e shkatërrimit të pronës nga pakujdesia, dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Më 17 shkurt tek pallati që ka ndërtuar tek Shkëmbi i Kavajës u shembën tre katet e fundit, të cilat ishin ende të papërfunduara, pasi nuk posedonte leje ndërtimi. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Vetëm një javë pas shembjes së tre kateve, djali i tij njoftoi policin për gjetjen e 6 kallëpeve tritoli në shtyllat e betonit të katit të 18-të, ende i papërfunduar. Për këtë rast policia vijon ende hetimet për të zbardhur ngjarjen. Ndërsa vetë Shala ka thënë se nuk ka dijeni.
Top Channel