Basha: Qëndrimi i Ivanov, akt diskriminimi etnik

02/03/2017 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e fundit politike në Maqedoni, ku presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë krijimin e qeverisë nga Zoran Zaev dhe aleatët shqiptarë.

“Përcolla me shqetësim qëndrimet e Ivanovit për mosmandatimin e qeverisë së re dhe mund të them se ky qëndrim është një akt diskriminimi etnik”, u shpreh Basha.

Gjithashtu, në reagimin e tij lideri i opozitës konfirmoi mbështetjen për platformën shqiptare dhe i bëri thirrje partive shqiptare në Maqedoni që të veprojnë të bashkuara.

“Rruga e integrimit të Maqedonisë cënohet rëndë nga akte të tilla diskriminuese. Parimi i dygjuhësisë e emancipon Maqedoninë nga ngërçet dhe paragjykimet”, tha më tej në reagimin e tij Basha.

Më herët, presidenti i Maqedonisë, Ivanov refuzoi të mandatojë Zoran Zaev për krijimin e qeverisë së re, me arsyetimin se nuk mund të pranonte platformën shqiptare.

“Platforma e nxitur nga një shtet i huaj është një pengesë për mua që të mandatoj kreun e LSDM-së Zoran Zaev”, tha Ivanov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA