Tiranë, sekuestrohen mallra ushqimorë të kundraligjshëm

01/03/2017 08:25

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi mallrash ushqimorë dhe industrialë të kundraligjshëm dhe ka arrestuar dy persona për prodhimin e tyre.

Në kuadër të operacionit “Kimisti” janë vënë në pranga Fabian Gero (55 vjeç) dhe Arnold Gero (21 vjeç), atë e bir.

Këta shtetas kishin modifikuar ambjentet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshëm ushqimorë, duke përdorur amballazhime të përdorura si dhe duke fallsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA