
Policia e Shtetit vijon operacionet e monitorimit në gjithë vendin për zbulimin e parcelave me kanabis.
Paralelisht me kontrollet nga toka, policia ka nisur edhe patrullimet nga ajri në të gjitha ato zona të cilësuara me risk nisur nga kultivimi gjatë vitit të kaluar, por edhe në ato zona bazuar në informacionet policore të grumbulluara deri tani ku dyshohet se mund të kultivohen bimë narkotike.
Përmes takimeve me banorët dhe drejtuesit vendore, Policia e Shtetit ka konfirmuar se është e vendosur të parandalojë kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të ndëshkojë cilindo që do tentojë të kultivojë bimë narkotike.
Policia thotë se deri tani fushata e parandalimit ka pasur sukses të plotë. Asnjë rrënjë kanabis nuk është gjetur as në vendet e mbyllura e as të hapura.
Policia e Shtetit do vijojë kontrollet çdo javë, më të shpeshta në zonat me risk. Gjithashtu Policia e Shtetit po vijon operacionet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për luftën kundër drogës.
Top Channel