Të shtëna me armë zjarri, shpëton mrekullisht 51-vjeçari

28/02/2017 00:00

Një 51-vjeçar ka raportuar në polici se kishte dëgjuar të shtëna me armë gjatë kohës që kthehej në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Risili-Llakatund.

P.S ishte duke u kthyer në Llakatund me mjetin e tij tip Benz, me targë AA 029 LV, kur ka dëgjuar të shtënat në vendin e quajtur “Kthesa e Bushajve”.

Kur ka arritur në shtëpi ai ka konstatuar se mjeti kishte marrë katër goditë të dyshuara me armë zjarri, por vetë nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Nuk dihet nëse ka pasur shkëmbime zjarri mes personave të tjerë, apo se vetë 51-vjeçari ka qënë objektivi i ngjarjes. Gjithçka pritet të zbulohet nga policia.

Top Channel