Korçë, sekuestrohen 10 kg kanabis në një servis makinash

28/02/2017 00:00

Policia e Korçës ka sekuestruar 10 kg kanabis, në një ambient që shërbente për lyerje automjetesh. Në prang ka rënë pronari i ambientit, Sokol Bardhollari, 27 vjeç.

Gjatë kontrollit të bërë në serviin e tij në lagjen nr. 4 të Korçës, atij iu gjet sasia e drogës, e vendosur në një qese plastmasi me ngjyrë të zezë.

Mbi të riun tashmë rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Top Channel