Çështja CEZ, dështon për herë të tretë dëshmia e Shkëlzen Berishës

28/02/2017 00:00

Komisioni parlamentar hetimor për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nga CEZ në 2009 i mbylli seancat dëgjimore me dëshmitarët pa marrë dot në pyetje Nue Kalajn dhe Shkëlzen Berishën.

Ky i fundit u paraqit për herë të tretë përpara komisionit dhe përsëriti kërkesën për përjashtimin e kryetarit Taulant Balla nga seanca e marrjes së dëshmisë së tij, për shkak të konfliktit të interesit që kanë në lidhje me një vendim gjyqësor.

Balla deklaroi se kërkesa e zotit Shkëlzen Berisha është hedhur në votim në komision dhe është rrëzuar, kurse i biri i ish-kryeministrit thotë se votimi ka qenë i pavlefshëm sepse ka marrë pjesë vetë Taulant Balla dhe se ndërkohë nuk është marrë parasysh kodi i procedurës penale.

Komisioni do të hartojë një raport në lidhje me krejt hetimin dhe do ta çojë për votim në seancë plenare. Nëqoftëse miratohet dhe gjen shkelje penale, raporti do t’i shkojë prokurorisë, e cila do të vlerësojë për të marrë ose jo dëshmitë e Nue Kalajt dhe Shkëlzen Berishës në lidhje me çështjen.

Po ashtu, prokuroria do të vlerësojë nëse ka shkelje penale nga mosdëshmia e tyre para komisionit parlamentar.

Top Channel