Bushati: Shqiptarët s’janë punëtorë sezonalë në trojet e tyre

28/02/2017 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u është përgjur tërthorazi akuzat e mbërritura kryesisht nga partia e Nikolla Gruevskit në Maqedoni për ndërhyrje në çështjet e brendshme.

Shefi i diplomacisë shqiptare shfrytëzoi një ligjëratë të mbajtu në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër për ta bërë këtë.

“Nëse shqiptarët do të ndjehen të margjinalizuar për shkak të jetësimit të politikave që mund t’i konsiderojnë ata si punëtore sezonalë në trojet e tyre, nëse ne nuk jemi të vëmendshëm që t’u përgjigjemi në kohë kërkesave legjitime të tyre për më shumë dinjitet dhe barazi shoqërore, atëherë rreziqet që i kanosen rajonit tonë mund të çojnë në tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar”, tha ai.
 
Sipas Bushatit, shenjat e alarmit për këtë janë dhënë dhe ne jemi të ndërgjegjshëm se këtu bëhet fjalë për të ruajtur e kultivuar atë që kemi tonën, të natyrshmen, të shenjtë, përkundrejt përçudnimeve të importuara e të lehtësuara dhe të përshpejtuara nga mungesa e barazisë, dinjitetit dhe zhvillimit.

“Ndaj nuk do të rreshtim së theksuari nevojën e zhvillimit të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, në respekt të asaj që u takon, për më shumë dinjitet, barazi, më shumë përfshirje në planet e zhvillimti dhe rrjedhimisht më shumë mirëqënie”, thotë ai. 

Top Channel