Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me protestuesit për lirinë e fjalës, tha se, “lëvizja jonë popullore është shpresa e vetme për demokracinë dhe drejtësinë në vend”.
“Edhe nëse do të zgjidheshin gjyqtarë të ndershëm, do të ishin në shënjestrën e mafies së tyre. Kjo nuk do ishte drejtësi. Sot, nga ky shesh i lirisë, lëvizja jonë popullore është shpresa e vetme për demokracinë dhe drejtësinë në vend. Nuk ka vetting me narkotrafikantë në pushtet. Drejtësia do të vijë kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Basha.
“Kush u thotë shqiptarëve se mund të ketë vetting nga një qeveri e bërë njësh me bandat, është ose naiv ose nuk ia do të mirën Shqipërisë”, shtoi kreu i PD-së.
Top Channel