
Eduard Shalsi la të kuptohet se protesta e opozitës në bulevard është pa kauzë, duke e krahasuar atë me protestën e Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të 2009-s.
“Në 2009 ne kishim dyshime të forta se vullneti i shqiptarëve ishte deformuar, pra ishte vënë dorë në zgjedhje dhe kërkuam hapjen e kutive. Pse duhej të trembej qeveria në atë kohë për hapjen e kutive? Votat aty ishin!”, tha ai duke folur në Top Story këtë të hënë.
Pjesëmarrësit në protestë, sipas deputetit socialist, kompromentojnë vetë protestën, ndërsa kërkesën kryesore të PD, atë për qeverinë teknike e quan jolegjitime.
“Në protestën tuaj unë kam parë ish-ministra të dënuar, që s’e kuptoj se çfarë donte ai atje. Po kërkoni diçka që është jolegjiime. Po thoni braktise vullnetin e popullit dhe jepuni mundësi disa individëve brenda PD që kërkojnë qeveri teknike. Po thoni që nuk kanë rëndësi rregullat mbi të cilat ndërtohet demokracia, por se çfarë thotë ish-kryeministri dhe ish-ministrat”, u shpreh ai.
Ai foli për paqartësi të Partisë Demokratike në opozitë, duke iu referuar këtu zgjedhjeve vendore të 2015.
Top Channel