Sekuestrohen 340 kg hashash në Janinë, arrestohet një shqiptar
27/02/2017 11:20
Një shqiptar është arrestuar dhe 340 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia greke në Janinë, vetëm pak kilometra larg kufirit shqiptaro-grek.
Lënda narkotike u gjet në një furgon pranë Konicës, gjatë orëve të para të mëngjesit. 45-vjeçari i arrestuar u tha policëve se kanabisin e kishte ngarkuar në zonën kufitare mes dy vendeve dhe do ta dorëzonte në Athinë, ku dhe do të paguhej për transportin e kryer.
Ai tha se pritësit e mallit ishin shtetas shqiptarë të cilët nuk i njihte. 45-vjeçari dhe materialet në ngarkim të tij iu dërguan Gjykatës së Janinës e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Top Channel