Pranga policit, dyshohet se ndihmonte kultivuesit e kanabisit
27/02/2017 00:00
45-vjeçari Ardjan Loci, efektiv FNSH-së Shkodër, është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dyshuar për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit.
Mësohet se Loci u arrestua nga SHÇBA në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Shkodër, e cila në bashkëpunim me SHÇBA kishte nisur një hetim për favorizim të kultivuesve të kanabisit.
SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës Shkodër të 45-vjeçarit si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.
Top Channel