Mogherini në Tiranë, axhendë e njëjtë, Shqipëri tjetër…

27/02/2017 00:00

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën të shtunën më 4 mars, pikërisht në fund të afatit që ka Parlamenti shqiptar për të votuar komisionet e vettingut me pjesëmarrje të njëjtë nga pozita dhe opozita.

Turi diplomatik i zonjës Mogherini nis me Podgoricën, më 1 mars, për të vijuar me Sarajevën një ditë më vonë dhe më tej me Beogradin e Prishtinën, për ta mbyllur në fund të kësaj jave me Tiranën.

Federica Mogherini rikthehet në Tiranë fiks një vit nga 4 marsi 2016, kur bëri thirrje në Parlament për zbatimin e reformës në drejtësi, si kusht për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE.

Pas një viti, opozita ka bojkotuar Parlamentin, ndodhet në çadrën e protestës dhe mazhoranaca është vënë përpara kërkesës për qeveri teknike dhe votim elektronik më 18 qershor.

Pra, pikërisht pas një viti kryediplomatja e Brukselit vjen me të njëjtën axhendë në Tiranë, ndërsa ata që kanë ndryshuar axhendën janë politikanët shqiptarë.

Top Channel