
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e radhës në çadrën e protestës së opozitës, këtë herë duke i cilësuar si një farsë apelet e vazhdueshme të kryeministrit Rama për votimin e ligjit të vettingut.
“A ka njeri që beson se Edi Rama, njeriu që solli në parlament Arben Ndokën, që solli në parlament Armando Prengën, që solli në parlament Mark Frrokun, tre kriminelë të dënuar, do vettingun? A ka njeri që beson se Edi Rama, që bëri kryetar bashkie një përdhunues dhe trafikant droge dhe që vuri drejtor transporti Eskobarin e Ballkanit, do prokurorë dhe gjykatës të ndershëm? A ka njeri që beson se Erion Veliaj, që drekon e darkon çdo dy netë me prokurorët për të mbyllur dosjen e Ardit Gjoklajt do vettingun? Edi Rama do që përmes vettingut të kapë drejtësinë”, ka thënë Basha.
Kreu i opozitës ka përsëritur pozicionimin e tij se, vettingu do të mund të bëhet vetëm pas krijimit të qeverisë teknike.
“Po, vetting do të ketë. Vettingu do të kalojë një ditë pas rrëzimit të qeverisë së vjetër, qeverisë së bandave dhe të krimit dhe krijimit të një qeverie teknike e të ndershme”, ka shtuar Basha.
Top Channel