Të rinjtë europiane në protestë, kërkojnë qeveri teknike

26/02/2017 00:00

Me protestuesit të dielën pasdite u bashkuan drejtues të të rinjve gjermanë të CDU-së dhe të të rinjve europiane të qendrës së djathtë.

“Gjermania, Europa dhe tërë bota kërkon të dëgjojë zërin tuaj. Ne i luftojmë ata që duan të mbrojnë korrupsionin, dhe mbrojmë e mbështesim ata që luftojnë për liri dhe zgjedhje të lira. Ka ardhur koha të ngrini zërin e të merrni në duar fatin e vendit tuaj”, u shpreh kreu i të rinjve Kristian-demokratë, Paul Zimiak.

Përfaqësuesi i të rinjve të djathte europiane  u premtoi protestuesve ngritjen e kauzës së tyre në nivel europian me informimin e qeverive europiane. Por, shumë me i avancuar edhe se vete Lulzim Basha, ai kishte edhe një mesazh për Ilir Metën.

“Ne jemi miq jo vetëm të të djathtës, por të Shqipërisë, të njerëzve që duan demokracinë. I kërkoj Edi Ramës të lërë qeverinë dhe i kërkoj Ilir Metës të ushtrojë përgjegjësitë e tij, nëse është socialist i vërtetë. Nuk mund të lejoni që kërcënimet ndaj votës, ndaj lirisë të përsëriten sot në vitin 2017 në mes të Europës, këtu në Shqipëri”, u shpreh kryetari i Unionit të të Rinjve të djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira.

Kryetari i opozitës, i cili e quan veten një ushtar të Republikës së re për vlerat europiane, tregoi vendosmërinë për kërkesën e vetme të opozitës- qeverinë teknike për zgjedhjet e lira e te ndershme.

Top Channel