Peticioni për Vetting-un, Patozi: Dilemat i qartësoi Veliaj
26/02/2017 00:00
Deputeti i Partisë demokratike Astrit Patozi ka reaguar për nismën e 50 organizatave që kanë iniciuar peticionin në mbështetje të Vettingut dhe Reformës në Drejtësi.
Përmes një statusi në “Facebook”, Patozi ironizon firmën e hedhur nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në këtë peticion.
“Kishte një dilemë të madhe tek opozita për peticionin e OJQ-ve, ishte politik apo jo. Debatin e mbylli Erion Veliaj, që firmosi, sepse tani asnjë nuk dyshon me që kjo nismë është e pavarur. Ndaj nuk është më nevoja që të nënshkruajë patjetër edhe Armando Preng”, shkruan Patozi.
Top Channel