
Në ditën e 9-të të protestës së opozitës, kanë marrë pjesë edhe 2 përfaqësues të partisë kristian-demokrate gjermane, CDU.
Në fjalën e tij për të pranishmit njëri nga përfaqësuesit përshëndeti të pranishmit dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë rrugën e nisur dhe të mos tërhiqen.
Gjithashtu ata nuk ngurruan të nxjerrin në pah mbështetjen dhe konsideratën e lartë për liderin e opozitës, Lulzim Bashën.
“Gjermania, Europa dhe tërë bota kërkon të dëgjojë zërin tuaj. Ne i luftojmë ata që duan të mbrojnë korrupsionin, dhe mbrojmë e mbështesim ata që luftojnë për liri dhe zgjedhje të lira. Ka ardhur koha të ngrini zërin e të merrni në duar fatin e vendit tuaj”, u shpreh kreu i të rinjve Kristian-demokratë, Paul Zimiak.
Nga ana e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha falenderoi përfaqësuesit e CDU-së për mbështetjen që po ia japin atij dhe protestës që ai drejton dhe paralajmëroi se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste.
“Ky shesh nuk do të lirohet, deri në fitore”, tha Basha në mbyllje të fjalës së tij.
Top Channel